Fitorja e së djathtës në Austri, Basha: Kurz mbështet Shqipërinë

Të djathtët e Partisë Popullore fituan zgjedhjet parlamentare në Austri. Kryeministër ri i vendit do jetë 31-vjeçari, Sebastian Kurz, ish-ministër i Jashtëm.

Lulzim Basha shprehet se me fitoren e Sebastian Kurz, Shqipëria do të ketë vëmendje dhe mbështetje më të fuqishme në sfidat jetike të demokracisë dhe integrimit europian.

“Sapo urova mikun tim, kryetarin e Partisë Popullore Austriake, Sebastian Kurz për fitoren në zgjedhjet e sotme parlamentare. Fitorja e tij pas nje beteje të fortë dhe fushate të shkëlqyeshme është një lajm i mirë për Austrinë, Europën dhe familjen tonë politike EPP – European People’s Party. Me kancelarin e ri Kurz, Shqipëria do të ketë vëmendje dhe mbështetje më të fuqishme në sfidat jetike të demokracisë dhe integrimit evropian” shprehet Basha.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?