Fjala e Ministres Mimi Kodheli që acaroi Grekët

Dje një portal Grek kishte zgjedhur për të sulmuar politikisht Ministren e Mbrojtjes por cfarë i acaroi grekët? Përmes gazetës “militaire.gr” dhe gazetarit grek Paris Karvunopulos, sulmohet në mënyrën më vulgare Ministrja shqiptare e Mbrojtjes Mimi Kodheli.

Disa ditë më parë homologu grek i Mimi Kodhelit, i veshur me rroba ushtarake dhe në praninë e gjeneralëve më të lartë të ushtrisë greke paralajmëroi Shqipërinë nga pika kufitare në Molivdoskepasti se “Forcat e Armatosura të Greqisë nuk duhet të frikësohen as nga shqiptarët as nga turqit”.

Kjo gazetë e partisë ultranacionaliste greke, shkruajti se Mimi Kodheli ka mbaruar shkollën në SHBA për marrëdhënie ndërkombëtare, ndërkohë që i kujtojnë sjelljen e çamëve në Luftën e Dytë Botërore. Kodheli në asnjë moment nuk ka përmendur çamët në citimin e saj në rrjetin social.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nga ana tjetër, Panos Kamenos deklaroi se vendi i tij nuk do të lëshojë asnjë centimetër tokë, ujë apo ajër ndaj fqinjëve. “Jemi duke bërë një planifikim të ri të zonës, ndërsa ristrukturimi i ushtrisë do të bëhet i ditur së shpejti. Do të ketë posta të reja dhe do të forcojmë njësitë komando. Greqia nuk i frikësohet askujt dhe nuk do të lëshojmë asnjë grimcë tokë, ujë apo ajër ndaj askujt”, u shpreh Kamenos.

Swiss Digital Mobile Reklama

Pas kësaj deklarate Ministrja Kodheli iu përgjigj homologut përmes një statusi në Facebook: “NATO u krijua për të bashkuar vendet demokratike të hemisferës veriore përballë çdo rreziku totalitar. Por sot e kam të vështirë të kuptoj pse ndonjë politikan në Ballkan vesh uniformë ushtarake dhe përpiqet të ngrejë fantazma të së shkuarës. Kanë ikur kohët e satrapëve”, shkruante znj. Kodheli.

Kur tonet e politikës greke kishin rënë, madje dhe ministri i Jashtëm, Kotzias, kishte deklaruar mbështetjen e Shqipërisë në hapjen e negociatave me BE, vjen reagimi i “Agimit të Artë”, partisë neofashiste greke.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?