Fjalimi i Bushatit, ish-zv/ministrja e Financave: Zgjohuni socialistë
Ish-zëvendës ministrja e Financave, Irena Beqiraj, ka komentuar fjalën e mbajtur sot në Kuvend nga ish-ministri për Evropën dhë Punët e Jashme, Ditmir Bushati.
Në një reagim në Facebook, Beqiraj shkruan se fjala e tij sot ishte një dritare shprese për ekzistencën e mendimit ndryshe.
“Zgjohuni socialistë !!!!! Ky vend nuk ka nevojë për shkëmbime batutash, pa kripë e të sforcuara, me deputetët opozitarë të ardhur prej procedurës por jo prej demokracisë”, shkruan ndër të tjera ajo.
POSTIMI I PLOTË
Nëse në një tavolinë të gjithë mendojnë njësoj asnjë nuk është duke menduar gjatë!!!!
Fjalimi i Ditmir Bushatit sot në Parlament ishte një drite për shpresën e ekzistencës së mendimit ndryshe, një thirrje për t’i vendosur gishtin kokës. Asnjëherë nuk është vonë.
Shumëkush përciptazi, i zënë në kurthin e mentalitetin ” o me ne o kundra nesh” mund ta shikojë si kundërvënie karshi Lidershipit. Në fakt, është një sherbim i bërë me guxim jo vetëm Partisë Socialistë e Lidershipit të saj, por Popullit Shqiptar.
Zgjohuni socialiste!!!!! Ky vend nuk ka nevojë për shkëmbime batutash, pa kripë e të sforcuara, me deputetët opozitarë të ardhur prej procedurës por jo prej demokracisë, të cilëve zëri u dridhet e nuk rrinë dot as drejt në foltore kur kuvendojnë, duke të kujtuar me së shumtii nxënësit e dobët para mësuesit. A nuk jeni lodhur duke përsëritur mekanikisht fjali pa kuptim e klishe si: ulemi për djalog por jo për negociatë? Po a nuk më thoni, cili është precedenti i rezikshëm i cili nuk duhet të ndodh se ndryshe ndodh katastrofa me demokracinë?
Po si ka mundësi që rrini nëpër karrige duartrokisni edhe nuk mendoni që edhe pse është tërësisht fajtore, opozita që ka lënë shtëpinë si një bashkudhëtare e keqe, ju sërish nuk mund të largoheni nga detyrimi për të gjetur zgjidhje urgjente për të mirën e familjes tonë të perbashkët, Shqiperisë.
Ditmiri tregoi sot se mendon ndryshe, kurrsesi që është kundra një individi, qoftë ky edhe lideri i partise. Ditmiri përcolli mendimin e shumë shqiptarëve me mendje të ftohtë e dy pare tru në kokë që kemi nevojë për zgjidhje e jo per karshillëk, retorike, shaka që nuk bëjnë me kërkënd për të qeshur, përkundrazi trishtojnë.
Nuk jemi pa zgjidhje, nëse mësojmë të dëgjojmë edhe pranojmë mendimin ndryshe.
Sot në Kuvend ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, në fjalën e tij sot kritikoi politikën shqiptare duke thënë se duhet të bashkohet për të mirën e qytetarëve. Sipas tij të gjthë duhet të lënë mënjanë inatet dhe të marrim shembullin e Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë.
KOHA JONË SONDAZH

