Flamur Noka shtyn punimet e Kuvendit. Rama nuk ndëshkohet

Kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi ka shtyrë punimet e Kuvendit, pas shkeljes së rregullores nga deputeti Flamur Noka.

Deputeti i PD nuk ka pranuar të dalë nga salla e Kuvendit edhe pas vendimit për përjashtim nga seanca e sotme. Në këtë situatë, Ruçi ka kërkuar që punimet e Kuvendit të vijojnë ditën pasardhëse.

Seanca e radhës do të mbahet nëser në orën 08:30.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërkohë kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi tha se Byroja e Kuvendit nuk e ka marrë në shqyrtim kërkesën e PD, LSI dhe PR  për përjashtimin nga seancat e kryeministrit Edi Rama. Partitë opozitare kërkuan largimin e Ramës për shkak të fjalorit dhe fyerjeve që përdori ndaj ish-kryeminsitrit, Sali Berisha.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në çelje të seancës, Ruçi është shprehur se nuk i është mohuar e drejta e fjalës Partisë Demokratike, përkundrazi ka patur 4 orë më shumë se maxhoranca. Kreu i Kuvendit tha se deputetët dhe ministrat e PS kanë folur 13 orë, ndërsa të PD 17 orë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?