Debatet për Buxhetin në Kuvend/Rama: Gjysmë miliard dollarë për qytetarët
Sot në Parlament kanë nisur diskutimet për projekbuxhetin e vitit 2017. Fjalën i pari e ka marrë Kryeministri Edi Rama i cili ka bërë edhe një përmbledhje të reformave financiare të këtyre 3 viteve. Ai përsëriti edhe njëherë se ka shlyer borxhet dhe ka mbyllur rrugët e lëna në gjysmë nga PD-ja. Sipas Ramës në qershor 2013 (kur fitoi e majta) shqiptarët shpëtuan nga zgjebja financiare.
Pjesë nga fjala e Ramës për pr/buxhetin 2017
Projetbuxheti kurorëzon një përpjekje të madhe për të futur shtetin në shina, për të vendosur rregullin, për të rritur fuqinë blerëse, për të financuar reformat e mëdha, të cilat sikur nënvizoi edhe Merkel kanë celur rrugën për negociatat.
Rritja e pagave për punonjësit e shtetit dhe pensionet do i kushtojë buxhetit 100 mln dollarë.
Përmes uljes së taksës mbi të ardhurat personale kemi spostuar 440 mln dollarë në 4 vite për t’ua kaluar qytetarëve.
U përballëm me një krizë financimi për kantieret e hapura nga qeveria e vjetër, e cila thoshte se ka ndërtuar 10 mijë km rrugë, ndërsa tani thotë 11 mijë, pra që ka bërë edhe një mijë tani në opozitë.
Qeveria e vjetër tenderoi 1744 km rrugë, përjashto rrugën e Kombit pa tender fare dhe likuidoi vetëm 34% të vlerës së kontraktuar duke lënë një gropë të madhe për tenderat që bëri.
Qeveria e kaluar ka bërë vetëm 943 km rrugë. Borxhi publik me sistemin e tyre të taksimit do të kishte shkuar 94%. Ndërsa sot kemi një rritje ekonomike 3.3-3.5%.
PS po përmbush misionon për rilindjen kombëtare. Opozita nuk do të bëhet kurrë qeveri e re me politikë të vjetër.
Cila qeveri në 25 vite ka bërë një operacion të tillë financiar për të rritur fuqinë blerëse?
Borxhi publik sot në Shqipëri është në trajektoren e një ulje historike.
Qeveria e vjetër na akuzon se kemi rritur taksat për të pasurit, a thua ka bërë ndonjë zbulim?
Jemi krenarë që kemi mbajtur zotim e programit tonë, kush fiton më shumë paguan më shumë, kush fiton më kap, paguan më pak.
Bode Ramës: I hoqe taksën biznesit të vogël, po i dyfishove taksat lokale
Ridvan Bode, ish-kreu i Financave të Shqipërisë në qeverinë “Berisha” i ka kundërshtuar duke i analizuar një për një deklaratat e Kryeministrit Edi Rama për çdo fushë të ekonomisë gjatë shqyrtimit të projekt-Buxhetit të vitit 2017 ën Kuvend.
Vetëm për ish-të përndjekurit, Bode i kujtoi Ramës se ishte angazhuar t’i dëmshpërblinte, mirëpo kishte zgjedhur ta bënte këtë me atë pakicë që ishte gjallë, 6 – 7 mijë persona, pasi natyrisht, kjo ishte më e thjeshta, ata ishin pak, duke lënë në harresë dhe pa dëmshpërblyer trashëgimtarët e atyre që vuajtën më shumë, që vdiqën e u vranë në burgje. “Madje, Rama, edhe për këta të gjallët që kishte marrë përsipër, ka dhënë vetëm 2 këste,” theksoi Bode.
Bode po ashtu rrëzoi pretendimet e Ramës për akcizën, taksat, çmimin e karburanteve në tërësi e në veçanti në bujqësi; rrëzoi pretendimet për heqjen e taksës për biznesit të vogël apo hapjen e 300 mijë vendeve të punës etj.
Ish-ministri tha: “Sot biznesi i vogël paguan në formën e taksave lokale, të shërbimit, tarifave të bashkisë, reklama, pastrim etj. dy herë më shumë se ç’paguante më parë. Dhe kjo është ajo “zeroja” e Kryeministrit,” tha Bode.
Ahmetaj: Në 2013 gjetëm shtet të falimentuar
Gjatë fjalës së tij në foltoren e Kuvendit, Ministri i Financave Arben Ahmetaj, theksoi se Qeveria aktuale ka trashëguar një shtet të falimentuar në 2013-ën.
“Do ta nis me shtatorin e vitit 2013, aty ku filloi gjithë ky rrugëtim. Gjetëm një shtet të falimentuar kur erdhëm në detyrë. I bëj thirrje qytetarëve të rifreskojnë kujtesën, i latë shtetin në duar për dy mandate dhe e falimentuan të dyja herët.
Gjetëm një borxh publik 70.4% të prodhimit të brendshëm bruto. Çdo vit rritej borxhi në kurriz të qytetarëve. Është një gënjeshtër e nxjerrë nga FMN. Kryeministri ju referua një borxhi të padeklaruar, tha e gjetëm mbi tryezë, në fakt e gjetëm të fshehur nën tryezë”, u shpreh Ahmetaj.
Buxheti 2017/ Kreu i PAA: Qeveri që nuk i shërben popullit
Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste Agron Duka, në një reagim për projektbuxhetin e vitit 2017, i cili mritet të miratohet sot në Parlament, ka thënë se kemi një Qeveri e cila nuk i shërben popullit por një qeveri që vetëm e shfrytëzon atë.
Sipas tij, në relacionin e projekt buxhetit për 2017 më shumë flitet për sukseset për zhvillimin e bujqësisë gjatë viteve 2013-2016 se sa për projektbuxhetin për vitin e fundit të kësaj qeverisje. “Në relacionin e projekt buxhetit për 2017 më shumë flitet për sukseset për zhvillimin e bujqësisë gjatë viteve 2013-2016 se sa për projektbuxhetin për vitin e fundit të kësaj qeverisje. Citohet që është rritur financimi për skemat mbështetëse nga 847 milionë lekë në vitin 2013 në 1 miliard e 435 milionë lekë të disbursuara në vitin 2015. Ndërkohë, janë planifikuar 1 miliard e 520 milionë lekë për vitin 2016, gati 200% rritje krahasuar me vitin 2013. Shtrohet pyetja- Ku kanë shkuar gjithë këto lekë? Vetëm fermerët nuk kanë përfituar. Citohet që është rritur numri i përfituesve më 37% në vit. Si ka mundësi të jetë rritur numri i përfituesve kur qeveria vetë ka deklaruar që në krahasim me skemat e mëpareshme do mbështësë sektoret e përpunimit dhe magazinimit e tregtimit”,- tha Duka.