FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

FOTO/27 vjet nga betimi i qeverisë së parë demokratike. Kabineti “Meksi”

19 prilli shënon 27-vjetorin e formimit të qeverisë së parë demokratike në Shqipëri. Në foton e siguruar nga “Tema TV” është fiksuar momenti i betimit në Presidencë të qeverisë që erdhi pas zgjedhjeve të 22 marsit 1992.

Në foto shfaqet kabineti i drejtuar nga Aleksandër Meksi. Pas zgjedhjeve të parakohshme të 22 marsit 1992, Partia Demokratike mandatoi Aleksandër Meksin për formimin e kabinetit të parë demokratik.

Qeveria e re ishte një strukturë me 23 pozicione, ku përveç kryeministrit, kishte edhe 2 zv.kryeministra, të cilët mbanin njëkohësisht edhe poste ministrore, një sekretar të Përgjithshëm të Këshillit të Ministrave, 16 ministra dhe 3 kryetarë komitetesh.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në foton e mësipërme mungojnë Osman Shehu, ministër i Turizmit dhe Vullnet Ademi, sekretar i Përgjithshëm i Këshilllit të Ministrave.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?