FOTO/ Blushi shpall votën e tij dhe të Hafizit për buxhetin. Ja si i ka votuar LIBRA

“Votimi për buxhetin në faqen Libra.al përfundoi. Ishte hera e parë në Shqipëri kur pyetet anëtarësia për çështje të rëndësishme. 2134 persona votuan KUNDER, 505 persona votuan PRO. Vendimi juaj detyrim për mua sot në parlament”, ka shkruar Blushi në faqen e tij duke deklaruar paraprakisht votën e sotme në seancën që po zhvillohet. Mësohet se edhe deputetja tjetër e Libra, Mimoza Hafizi do të votojë në të njëjtën mënyrë.

Kjo votë (rreth 80%) kundër buxhetit të vitit 2017 e shpallur sot nga 2 deputetët e LIBRA për hir të së vërtetës, nuk përbën ndonjë surprizë pasi prej kohësh ata i kanë deklaruar hapur qëndrimet e tyre për këtë çështje, por risia qëndron në faktin se për herë të pare në historinë politike në vend këto 25 vite, ata e konsultuan këtë qëndrim me gjithë anëtarësinë e partisë, nëpërmjet një votimi në Facebook.

Image

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?