Foto e 2001, Taulant Dedja: Na ishin njëherë socialistët…vetëm Dokle mbeti në PS
Ish deputeti socialist, Taulant Dedja ka postuar sot një foto në profilin e tij Facebook, gjatë një takimi elektoral në Elbasan për zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2001. “Na ishin njëherë socialistët …. Elbasan, qershor 2001,” – thotë ai në statusin e lëshuar, duke e shpjeguar edhe në gjuhën angleze
“Once upon a time ! Electoral campaign 2001, Elbasan.”
Në radhë të parë shihet kryetari aktual i Kuvendit, Ilir Meta, që ka krijuar prej kohës parti tjetër, artë të LSI. Në foto ndodhet edhe ish- kryeministri Fatos Nano, deputeti Namik Dokle dhe ish- deputetët socialist të Elbasanit, Ndriçim Hysa e Durim Hushi.
Sot 14 vjet pas kësaj fotoje, vetëm Namik Dokle i ka rezistuar kohës, madje ai është deputeti më i vjetër i Kuvendit.
Fatos Nano prej disa vitesh është larguar nga politika dhe ndodhet mes Vjenës dhe Tiranës. Ndriçim Hysa nuk u zgjodh më nga 2009 prej PS-së, ndërsa Durim Hushi dhe Taulant Dedja u përjashtuan nga kjo parti kur votuan për Bamir Topin si President i vitit 2007, duke zemëruar kryeministrin aktual, Rama.
KOHA JONË SONDAZH

