FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

FOTO LAJM/ Çfarë bëjnë deputetët e PD tani në Kuvend

Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi ka shtyrë për të pestën herë, seancën e Kuvendit që ishte vendosur të fillonte në orën 13:00. Pasi ka konstatuar se deputetët e PD-së kanë vendosur të mos e lëshojnë foltoren e parlamentit, në pritje të nisjes së seancës dhe debatit për komisionin e Reformës Zgjedhore, Ruçi ka vendosur ta shtyjë seancën për në orën 18:00.

Kjo është shtyrja e pestë për sot, pas tensioneve të krijuara në Kuvend, ku opozita kërkoi me ngulm, debatin për komisionin e Reformës Zgjedhore dhe mazhoranca e rfuzoi, sepse “ishte e papërgatitur”.

Ndërkohë deputetët kanë publikuar foto nga brenda ambientve të sallës, ku janë në pritje të nisjes së seancës. Demokratët thonë se nuk do të largohen nga salla deri në nisje të punimeve të Kuvendit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?