FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

FOTO/ Prishet ndërtesa pa leje e ish deputetes së Partisë Socialiste

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka shembur ndërtesën pa leje në pronësi të familjes së ish-deputetes së Partisë Socialiste Esmeralda Shkjau.

Ndërtesa prej 44 metër katrorë ishte drejt fundit të saj dhe ishte ndërtuar mi tarracën e një pallati 6 katësh në lagjen numër 1 të qytetit të Durrësit. Shembja u bë në bashkëpunim me Policinë e Rendit dhe atë Bashkiake. Së bashku me ndërtesën pa leje, Shkjau kishte në pronësi dhe dy katet e sipërme në pallatin në fjalë. Ishte denoncimi i një qytetari që furi në lëvizje institucionet. Pas verifikimeve rezultoi se ndërtimi ishte pa leje të autoriteteve.

Në procesverbalin e mbajtur nga inspektorët e IKMT u konstatuan materiale ndërtimi prej druri dhe betoni, panele diellore, kondicionerë dhe tuba aspirimi moderne, të vendosura pa leje.

Swiss Digital Desktop Reklama

Image

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?