FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

FOTOLAJM/Ja ku gjendej Tahiri kur e kërkonte Rama

Ditën e sotme Kryeministri Edi Rama prezantoi platformën e bashkëqeverisjes me qytetarët. Ajo që bëri më shumë përshtypje ishte deklarata e Ramës së nuk po shihte ish-ministrin Saimir Tahiri në takim. Tahiri është Koordinator Kombëtar për Bashkëqeverisjen dhe mungesa në apelin që bëri Edi Rama u duk si një “braktisje”. Në media nuk munguan dhe teoritë konspirative se mungesa e Tahirit lidhet me pakënaqësitë e tij për mospërfshirjen në qeveri, anashkalimin nga vendimmarrja në PS etj, etj.

Në fakt Tahiri ishte i pranishëm në takimin e Kryeministrit. Kjo foto e marrë nga rrjetet sociale tregon se kreu i PS-së së Tiranës ndodhej në rreshtat e parë të të pranishmëve, së bashku me nënkryetaren e Grupit Parlamentar të PS, deputeten Elisa Spiropali dhe përfaqësues të tjerë të Partisë Socialiste.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?