Franca pro Integrimit, deputetët heshtin për situatën politike

Deputetët franceze të cilët kanë ardhur në Shqipëri në emër të Presidentit Macron, kanë deklaruar se nuk duan të përfshihen në çështjet e brendshme politike në Shqipëri.

”Gjatë takimeve tona kemi pasur takime edhe me opozitën. Ne e kuptojmë qëndrimin e secilës parti. Për momentin nuk duam të ndërhyjmë në debatin e brendshëm politik shqiptar. Por unë mendoj që për të patur sa më shumë sinqeritet në vendimmarrje këtu në Shqipëri, duhet edhe një konsensus nga ana e publikut. Duhet të kemi një lloj sqarimi si Shqipëria i trajton marrëdhëniet me fqinje. Ne duam të kemi parasysh edhe përpjekjet që bën Shqipëria për reformat, sidomos për reformën në drejtësi që është ekzemplera. Kemi nevojë për institucione që funksionojnë. Unë besoj se shqiptarët do të gjejnë zgjidhje për këtë”.

Nga ana tjetër Taulant Balla u shpreh se Franca mbështet e hapjen e negociatave për Shqipërinë. “Unë jam i sigurtë që do të hapen negociatat në muajin Qershor me Bashkimin Europian. Franca e mbështet procesin e Integrimit të Shqipërisë”, deklaroi Balla. Deputetët francezë thanë se nuk dihet se kur qeveria e tyre do të shprehet lidhur me çeljen e negociatave të Shqipërisë, pasi kjo lidhet dhe me rrymat e esktremistëve brenda vetë BE-së.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?