Frrok Çupi: E keni degjeneruar opozitën!
Gazetari Frrok Çupi është përfshirë në debate të ashpra me deputetin e PD-së, Myslim Murrizi. Në studion e “360 Gradë” në Ora News, ai i tha deputetit se ishin komunistë si mendësi dhe veprim. Çupi ishte i revoltuar nga protesta e PD e cila nuk arrin të rrëzojë dot Edi Ramën, bile aludoi se vazhdon marrëveshja Rama-Basha në forma me të fshehta.
Çupi: Nuk të imagjinoj që je kaq komunist! I thua një gazetari ti se sa ke shkruar kundër drogës. Unë ta kam mësuar demokracinë. Si nuk ju vjen turp. Ju jeni të gjithë komunistë.
Murrizi: Partinë e punës e njeh ti. Unë nuk marrë mësime nga një ish-funksionar i Partisë së Punës dhe njerëz të Sigurimit të Shtetit.
Çupi: Ti thua se nuk je një spiun dhe nuk je, por që je një komunist në gjithçka je. As që dyshohet.
Murrizi: Ke një orë që flet kundër opozitës.
Çupi: E keni degjeneruar opozitën, keni e degjeneruar demokracinë.
Murrizi: Çfarë priste media nga protesta e PD-së, që thonë dështoi?! Prisnit të digjej Ministria e Brendshme? Kryeministria? Të rrihnim policë të pafajshëm që pjesa më e madhe e tyre janë mërzitur nga vettingu që ua bë vëllai i Agronit? Jam dakord me ju se thoni që dështoi.
KOHA JONË SONDAZH

