FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Ftesa zyrtare/Basha thërret njerëzit e tij të mblidhen në selinë blu para se të vijnë demokratët e Berishës

Provokim nga Lulzim Basha ndaj Berishës. Në orën 10 të së shtunës, ish-kryeministri Sali Berisha ka thirrur mbajtjen e një Kuvendi Kombëtar në stadiumin Air Albania ndërkohë Lulzim Basha ka ftuar në orën 12:00 të gjithë demokratët në selinë blu për të festuar. Mësohet se ceremonia do të zhvillohet në hollin e selisë së Partisë Demokratike.

“Demokracia u transformua nga një koncept në një ideal të pathyeshëm më 11 Dhjetor 1990, në ditën kur vlerat dhe liria e shqiptarëve triumfuan mbi gjithçka! Le të kremtojmë së bashku këtë ditë të shënuar” – thuhet ftesën e Bashës.

Me sa duket pas Kuvendit të PD-së delegatët dhe simpatizantët e tij do të turren të shkojnë në selinë blu.

Swiss Digital Desktop Reklama

Me sa duket fakti që Basha ka lenë kastile në ditën e Kuvendit të PD të mbledhë demokratët dhe përkrahësit e tij në oborrin e selisë blu, ka mundësi të ketë konflikt fizik.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kuvendi do ta shkarkojë Bashën dhe nga ai moment ai nuk quhet më kryetar nga Kuvendi që mblidhet nesër.

Me sa duket po shkohet drejt një konflikti edhe fizik mes Bashës dhe Berishës.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?