Gabriel Escobar: Shqipëria duhet të jetë në tryezën e BE

Zëvendësndihmëssekretari i Shtetit i SHBA, Gabriel Escobar ka folur për integrimin e Shqipërisë në BE. Escobar thotë se Shqipëria duhet të jetë pjesë e BE.

Në një intervistë për News 24, Escobar ka thënë se shpreson që Bashkimi Europian të lëvizë shpejt me procesin e integrimit për Shqipërinë.

Më tej, Escobar është shprehur se SHBA po nxisin Europën që ta shohë Shqipërinë, ashtu siç e shohin ata, si panjë partnere e vërtetë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ne po nxisim europianët që t’ju shohin siç ju shohim ne, si partnerë. Ju jeni pjesë e Europës tashmë me kulturën dhe vlerat tuaja dhe prandaj besojmë se duhet të keni një vend në tryezë. Çdo vend që ka hyrë në BE është më i begatë, i qëndrueshëm se kurrë më parë. BE ka të bëjë me vlera dhe institucione. Tani bëhet fjalë për të thelluar institucionet. Ne jemi gati të punojmë me ju përgjatë gjithë gamës së mundësive, politike, ushtarake, kulturore, arsimore. Ne e duam këtë për Shqipërinë”, tha Escobar.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?