Gazetari Artan Hoxha: Publikimi i rrogave nxori fytyrën e vertetë të analistëve që paguhen nga biznesi i qeverisë

Nuk ndalon gazetari investigativ, Artan Hoxha.

Hoxha, i ftuar në “ABC News”, tha se njerëzit që i shërbejnë pushtetit kanë tre muaj që ndodhen brenda “Big Brother VIP”.

Unë them bravo i qoftë atij që e nxori se na tregoi disa fenomene, duke filluar që tek sektori jonë i medias. Ne kemi parë sa keq paguhet administrata shqiptare apo mbi 300 mijë shqiptarë që marrin një rrogë qesharake, kurse disa marrin paratë e tyre. 

Swiss Digital Desktop Reklama

Ne mësuam sesi pushteti e kontrollon median. Se kush janë njerëzit e medias që i shërbejnë pushtetit. Një nga këshilltarët që paguhet me taksat tona ka tre muaj që është në Big Brother. Ne na ka rënë shteti. Shteti virtual që donte të bënte Rama është i shpartalluar. SPAK duhet të merret me korrupsionin e lartë. Patronazhistët duhet të ishin hetuar”- u shpreh gazetari i njohur

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?