Gazi në protestë, PD padit ministrin Lleshaj: Sulm kriminal

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, dorëzoi këtë të hënë një tjetër padi kundër ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj dhe Policisë së Shtetit për përdorimin e gazit lotsjellës në protestën e së shtunës. Kërkesë padia është dorëzuar paraditen në organin e akuzës dhe është e dyta për Lleshaj pas asaj të 20 marsit të këtij vitin për të njëjtën akuzë.

Pas daljes nga organi i akuzës, në një prononcim për mediat, Bardhi i bëri thirrje Prokurorisë të ushtrojë detyrat e saj dhe të mos bëhet shtojcë e Policisë së Shtetit dhe të mbrojë të drejtat dhe liritë themelore të qytetarëve.

”Kam dhënë fakte nga PD mbi veprimet e kudraligjshme të drejtuesve të Policisë së Shtetit që me urdhër politik sulmuan qytetarët duke i penguar në ushtrimin e së drejtës së tyre të protestës. Sot ka 40 qytetarë në burg pa asnjë provë apo pamje filmike që ata të kenë kryer akte dhune dhe nuk ka asnjë hetim apo dënim ndaj atyre që ka shkelur ligjin dhe dhunuar qytetarët”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nga ana tjetër, Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, e quajti ministrin Lleshaj si mbetje të komunizmit. “Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj është mbetje e kohës së komunizmit. Koha kur protesta trajtohej si puc ka përfunduar 30 vite më parë, nuk ka dhe nuk do të ketë asnjë ministër të Brendshëm asnjë drejtus policie që të mund të pengojë të drejtat themelore të qytetarëve. Të protestosh është e drejtë legjitime në demokraci vetëm për një mbetje komuniste si Sandër Lleshaj është puc kushtetues”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kujtojmë se përdorimin e gazit lotsjellës e dënoi edhe Avokati i Popullit në deklaratën e lëshuar më 14 prill, ku ndër të tjera shprehej se “ai është shndërruar tashmë në një instrument të preferuar për pengimin e vetë së drejtës kushtetuese të qytetarëve për tubim paqësor”.

/Koha Jonë/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?