FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Genc Pollo: 30 vite më pas koha na thërret sërish

Ish-deputeti i PD, Genc Pollo u shpreh sot në Kuvendin e Berishës, se vendit i nevojitet opozitë për ta kthyer Shqipërinë në shinat e normalitetit kushtetues e demokratik.

“30 vjet më vonë koha na therrët sërish, askush nuk e zëvendëson dot të zotin e shtëpisë. së pari askush nuk e zëvendëson dot të zotin e shtëpisë. Së dyti, kur fatkeqësisht kemi hyre në mandatin e tretë të një regjimi kleptokratik, Shqiërisë i nevojiten tre gjëra: 1-opozitë, 2-opozitë dhe 3- sërish opozitë. Dhe opozita jeni ju dhe jemi ne.

Është përgjegjësi e jona të kthejmë Atdheun në shinat e normalitetit kushtetues e demokratik. Të kujdesemi që gjithkush i lirë dhe i sigurtë të arrijë lumturinë e begatinë e tij, pa u penguar nga një regjim që po shtyn popullin në skamje.

Swiss Digital Desktop Reklama

Të bëjmë që Shqipëria të jetë një republikë e denjë dhe e respektuar. Të mos dëgjojmë hipokritët që thonë bëni se them unë po jo si bëj unë, cafrëdo gjuhe që të flasin ata. Ky Kuvend shënon pikën e kthesës historike, me forcë vullneti të ecim përpara e askush nuk do na ndalë. “ u shpreh Pollo.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?