FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Gjermani: Të vdekur dhe dhjetëra të plagosur prej një aksidenti hekurudhor

Pas një aksidenti hekurudhor në jug të Gjermanisë me disa të vdekur dhe dhjetëra të plagosur gjendja është ende konfuze dhe ekipet e shpëtimit po vazhdojnë punën me një kontingjent të madh.

Në ditën e fundit të shkollës në Garmisch-Partenkirchen, në jug të Gjermanisë, doli nga shinat një tren. Prej aksidentit hekurudhor gjetën vdekjen të paktën tre vetë. Po ashtu ka pasur 60 të plagosur, 16 prej tyre në gjendje serioze, tha një zëdhënës i policisë në Garmisch-Partenkirchen.

Treni rajonal me destinacion Mynihun doli nga shinat rreth orës 12:45 dhe tre vagonë u përmbysën. Arsyeja nuk është ende e qartë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pasagjerët e plagosur ishin të të gjitha grupmoshave, por në tren kishte një numër të madh nxënësish. Skuadrat e shpëtimit që arritën me ambulanca dhe gjashtë helikopterë i nxorën njerëzit nga dritaret e vagonëve të përmbysur.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?