FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Gjiknuri me Gledian Llatjen dhe disa ministra, tek projekti “Ekipet sportive” të qarkut Elbasan

‘Një atmosferë fantastike në Elbasan falë ndeshjeve finale të basketbollit mes shkollave të Qarkut.
Ndeshjet e zhvilluara janë rezultat i aplikimit me mjaft sukses të projektit “Ekipet sportive” në shkolla që qëllim primar ka masivizimin e sportit.
Trofeu për shkollat 9-vjeçare shkoi për skuadrat e Prrenjasit si për vajza ashtu dhe për djem, ndërsa për shkollat e mesme u shpall fitues Cërriku për djemtë dhe Prrenjasi për vajza”-shkruan Damian Gjiknuri.
Ai duke qenë sekretar i Përgjithshëm i PS dhe drejtues politik i qarkut Elbasan ndodhet përditë në fshatrat dhe qytetet e këtij qarku të madh.
Në selinë e PS thonë me humor se “Damiani ka marrë shpi në Elbasan”, duke nënkuptuar se ai ndodhet në bazën e PS, përditë.
Bashkë me Gjiknurin ndodhet kryebashkiaku Gledian Llatja, ministrja e arsimit, Kushi dhe ministra e deputetë te PS.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?