Gjiknuri replikon me Berishën në Kuvend: Mos mbaj shpresa në gjëra që nuk ke siguri
Damian Gjiknuri dhe Sali Berisha replikuan sot në seancën plenare, teksa kreu i PD-së i tha socialistit se do thirret si dëshmitar në SPAK për të dëshmuar për kryeministrin Rama.
“Damian shko ku të duash, edhe në malin Atos, dëshmitar do thirresh për Edi Ramën. Nuk ke ku të shkosh pa u thirrur. Është akti më flagrant, i korrupsionit. I ka dhënë 225 mijë dollarë nga zyra e tij. Ato nuk ia ke dhënë ti. Nuk e them këtë. Por ti ke dijeni të plotë. Prisni kur t’i bjerë tavolinës me kokë tani, jo më me grusht”, tha më tej Berisha.
Gjiknuri iu kundërpërgjigj Berishës duke i kujtuar fjalën që i ka thënë jashtë parlamentit para disa kohësh për historinë e Xhejms Trafikantit, ndërsa shtoi se ish-kryeministri të mos mbajë shpresa se do t’i hiqet nongrata nga SHBA.
“Sali me ty s’ia vlen të bësh debate të vjetra me këto çështje. Ta kam thënë aty jashtë të kujtohet Xhejms trafikanti. Po Damian the, ma futën. Kam dëshmuar gjithmonë. Ti je i shqetësuar me negociatat jo të mira me anë të përfaqësuesit tënd. Nuk ia vlen të përdorësh këtë vend për akuza. Konflikti i Xhejms trafikantit do përsëritet. Mos mbaj shpresa tek gjëra që nuk ke siguri”, tha Gjiknuri.
KOHA JONË SONDAZH

