GJKKO vendos gjykim të shkurtuar për ish-kryebashkiakun Jorgo Goro

Në GJKKO ishte sot seanca për ish-kryebashkiakun e Himarës, Jorgo Goro, i akuzuar për veprën penale “shpërdorim detyre”, kryer në tjetërsimin e 10 mijë m2 tokë në Gjilekë të Himarës dhe mosdeklarim të pasurisë.

I pranishëm në sallë është vetë Jorgo Goro, i cili u shpreh se i qëndron kërkesës së bërë në seancë paraprake për gjykim të shkurtuar. Prokurori i çështjes Ols Dado tha se është provuar shpërdorimi i detyrës në dy episode si dhe mosdeklarimi dhe fshehja e pasurisë nga ana e Goros.

Gjyqtari i themelit, Ardit Mustafaj, pranoi kërkesën e ish-kryebashkiakut për procedurën e gjykimit të shkurtuar.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Ikja e Berishës nga kryetar e dëmton PD apo e shpëton?