Gjykata Kushtetuese cakton datën e seancës për Presidentin Meta
Politikë E Mërkurë, 17 Nëntor 2021 13:40
Gjykata Kushtetuese ka caktuar datën 18 janar 2022, ora 10:00, për zhvillimin e seancës për të shqyrtuar çështjen për shkarkimin ose jo të Presidentit të Republikës Ilir Meta.
Maxhoranca socialiste e fajëson atë për deklarata publike para dhe gjatë fushatës për zgjedhjet parlamentare 2021, të zhvilluara më 25 prill të këtij viti, të cilat kanë nxitur dhunë dhe kanë shkelur Kushtetutën.

