Gjykata Kushtetuese i heq dot mandatin e deputetit Koço Kokëdhimës me 28 tetor?

 

 

Kërkesa e Partisë Demokratike për heqjen e mandatit të deputetit socialist Koco Kokëdhima do të shqyrtohet në Gjykatën Kushtetuese të mërkurën, më 28 tetor.

Swiss Digital Desktop Reklama

Opozita iu drejtua Kushtetueses për të kundërshtuar vendimin e Kuvendit, ku me shumicë votash u rrëzua kërkesa e PD-së për heqjen e mandatit të Kokëdhimës.

Swiss Digital Mobile Reklama

Deputeti socialist akuzohet nga PD-ja se ka përfituar fonde publike me kompaninë e tij, gjatë kohës që kishte marrë mandatin e deputetit.Sipas PD-së Kokëdhima ka përfituar 150 herë para nga Buxheti i Shtetit, përmes kompaninë “Abissnet”, duke qenë njëkohësisht deputet.

Por Kokëdhima i ka hedhur poshtë akuzat e opozitës, duke u mbrojtur me argumentin se kontratat mes kompanisë së tij dhe institucioneve shtetërore ishin lidhur përpara se ai të bëhej deputet.Demokratët presin që Gjykata Kushtetuese të heqë mandatin e Kokëdhimës, njësoj sic veproi me mandatin e deputetit Ilir Beqja gjatë legjislaturës së kaluar.

Njësoj si Kokëdhima, edhe Beqja akuzohej se kishte përfituar para nga fondet publike përmes kompanisë së tij, duke qenë në të njëjtën kohë deputet i Kuvendit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?