Gjykata Kushtetuese mban seancë më 18 shkurt për Arben Ahmetajn

Gjykata Kushtetuese ka vendosur të shqyrtojë më 18 shkurt kërkesën e ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj kundër sekuestrimit të pronave dhe llogarive bankare të tij.

Ahmetaj ka kërkuar rrëzimin e masave të sekuestrimit, duke argumentuar se ato janë vendosur në kundërshtim me të drejtat e tij kushtetuese.

Ish-ministri dhe numri dy i qeverisë, Arben Ahmetaj, është në arrati prej qershorit 2023, ndërsa prej 24 korrikut të vitit të kaluar është shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?