Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 25 Tetor 2026, 10:18 Ministria e Shëndetësisë: 23 të lënduar nga protesta, sot konsultë për protestuesin e dëmtuar në sy Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale ka informuar sot lidhur me gjendjen e personave të lënduar gjatë protestës së djeshme. Sipas të dhënave paraprake…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Vishkuli, operimi
  • Ora ndryshon sonte
  • Flakë në Kishë
  • MIA, uniformat
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Tensione në Itali
  • Arsenali në krye
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Vishkuli, operimi
  • Ora ndryshon sonte
  • Flakë në Kishë
  • MIA, uniformat
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Tensione në Itali
  • Arsenali në krye
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Gjykata Kushtetuese rrëzon kërkesën e Berishës: Pretendimet nuk janë të bazuara

Politikë E premte, 17 Janar 2025 18:57
Gjykata Kushtetuese rrëzon kërkesën e Berishës: Pretendimet nuk janë të bazuara
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Gjykata Kushtetuese rrëzon kërkesën e kreut të PD-së, Sali Berisha për masën e sigurisë ”arrest në shtëpi”. Ish-kryeministri ngriti pretendime në lidhje me masën e vendosur nga Gjykata e Posaçme Antikorrupsion, të cilat sipas Kushtetueses janë të pabazuara. Në vendim theksohet se kërkesa e Berishës është e papajtueshme me Kushtetutën.

Vendimi

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

Bulevardi kthehet në arenë ”lufte”, protestuesit nuk tërhiqen

Bulevardi kthehet në arenë ”lufte”, protestuesit nuk tërhiqen

Para 18 orësh
FOTO/ Grafitet e protestës, të rinjtë shkruajnë mesazhe për Ramën

FOTO/ Grafitet e protestës, të rinjtë shkruajnë mesazhe për Ramën

16 Tetor 2026, 19:16
Ministri Ferit Hoxha avancon me rokadën e ambasadorëve, Denion Meidani shkon në Prishtinë, Petrit Malaj në Shkup

Ministri Ferit Hoxha avancon me rokadën e ambasadorëve, Denion Meidani shkon në Prishti...

27 Shtator 2026, 20:22

”Në datën 17.01.2025, Gjykata Kushtetuese (Gjykata) mori në shqyrtim çështjen me kërkues Sali Berisha, me objekt shfuqizimin e vendimeve nr. 520, datë 30.12.2023 dhe nr. 521, datë 27.12.2023, të Gjykatës së Posaçme së Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar; nr. 15 (87-2024-23), datë 25.01.2024 të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar; nr. 00-2024-667 (94), datë 09.04.2024 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë, si të papajtueshme me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Gjykata, pasi shqyrtoi fillimisht kriteret e legjitimimit të kërkuesit, arriti në përfundimin se: ai legjitimohet si për kundërshtimin e vendimeve gjyqësore për zëvendësimin e masës së sigurimit personal, ashtu edhe për kundërshtimin e procedurës së ndjekur nga Kuvendi për dhënien e autorizimit për caktimin ndaj tij të masës së arrestit në shtëpi. Gjykata vlerësoi se pretendimet në lidhje me pavarësinë dhe paanshmërinë e gjykatave të posaçme për shkak të ligjit nr. 95/2016 nuk mund të merret në shqyrtim pasi përbën gjë të gjykuar.

Po kështu pretendimet në lidhje me parimin e sigurisë juridike për shkak të paqartësisë së dispozitave procedurale penale që lidhen me kohën e ekzekutimit të masave të sigurimit, nuk mund të merren në shqyrtim pasi kërkuesi nuk kishte shteruar mjetet juridike.

Për sa i takon themelit të çështjes, duke mbajtur në konsideratë argumentet, parashtrimet dhe prapësimet e palëve, Gjykata vlerësoi se:
1. Në lidhje me pretendimin për procedurën parlamentare për dhënien e autorizimit nga Kuvendi, sipas nenit 73, pika 2, të Kushtetutës, Gjykata me shumice votash çmoi se ky pretendim është i pabazuar.

2. Në lidhje me pretendimet për cenim të lirisë personale (neni 27 i Kushtetutës), të lidhur me te drejtën për t’u zgjedhur ( neni 45 i Kushtetutës), Gjykata i vlerësoi ato në dy aspekte: në aspektin procedural dhe aspektin substancial.

A) Në aspektin procedural, Gjykata vlerësoi procesin gjyqësor në të cilin ishte vendosur zëvendësimi i masave të sigurimit me atë të arrestit në shtëpi në drejtimet e mëposhtme:

i) parimi i paanshmërisë së gjykatës i lidhur me të drejtën e mbrojtjes efektive;
ii) së drejtës së aksesit të lidhur me standardin e arsyetimit të vendimit.
Gjykata me shumicë votash vlerësoi se këto pretendime nuk janë të bazuara.

B) Në aspektin substancial Gjykata vlerësoi proporcionalitetin e masës së arrestit ne shtëpi në drejtim të nevojës, përshtatshmërisë dhe ashpërsisë.

Gjykata bazuar në nenin 73, pika 4, të ligjit nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese”, të ndryshuar, vendosi rrëzimin e kërkesës, për shkak të mosformimit të shumicës së nevojshme vendimmarrëse prej 5 gjyqtarësh. Në përfundim Gjykata vendosi rrëzimin e kërkesës. Vendimi përfundimtar do të shpallet i arsyetuar brenda afateve ligjore të parashikuara nga ligji nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar dhe nga Rregullorja për Procedurat Gjyqësore të Gjykatës Kushtetuese”.

Etiketat e lidhura

Berisha
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Ministria e Shëndetësisë: 23 të lënduar nga protesta, sot konsultë për protestuesin e dëmtuar në sy
Para 26 minutash

Ministria e Shëndetësisë: 23 të lënduar nga protesta, sot konsultë për protestuesin e dëmtuar në sy

Para 36 minutash

Studentët sot protestë, ora 14.00
Para 1 ore

Studentët sot protestë, ora 14.00

Rrjedhje gazi në Fier, ndërhyjnë zjarrfikësit shmangin tragjedin
Para 1 ore

Rrjedhje gazi në Fier, ndërhyjnë zjarrfikësit shmangin tragjedin

Më të lexuarat

1 I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës
Para 13 orësh

I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës

2 “Qendra tregtare ”Toptani” do djegur”, Taulant Balla nxjerr sms mes protestuesve
Para 16 orësh

“Qendra tregtare ”Toptani” do djegur”, Taulant Balla nxjerr sms mes protestuesve

3 Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha
Para 13 orësh

Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha

4 Flakë në Kishën Katolike, hedhin bomba me molotov. Balla: O zot fali, por ligji duhet t’i bëjë shembull!
Para 15 orësh

Flakë në Kishën Katolike, hedhin bomba me molotov. Balla: O zot fali, por ligji duhet t’i bëjë shembull!

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.