Gledis Nano: Dua që autorët të arrestohen, përdorni çdo mjet e agjent në terren!

Gledis Nano shkon në komisariatin e FushëKrujës.

Mësohet se drejtori i përgjithshëm i policisë së shtetit, Gledis Nano ka kërkuar një analizë të saktë të fakteve, provave e rrethanave të ngjarjes, mbledhje të kamerave në një territor të gjerë që shkon rrugës nga Fushëkruja deri në Milot dhe nga Fushëkruja deri në Bubq e Vorë.

Ai gjithashtu ka kërkuar vijimin e krehjes së zonës me dronë dhe forca speciale, përdorimin e  kamerave termike që mundësojnë identifikimin e personave që mund të qarkullojnë gjatë natës pasi mund të jenë fshehur në zonën përreth, grumbullim informacioni  në rrugë operative dhe shqyrtim të të gjitha pistave dhe autorëve të mundshëm.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ai ka vendosur theksin tek shoqërimi i të gjithë atyre personave që mund të jenë të dyshuar dhe të punohet me profesionalizëm në bashkëpunim me Prokurorinë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Burime të rezervuara tregojnë se janë dy pista dhe tre emra që janë nën vëzhgim 24 orë duke filluar nga sot pasdite.

Po kështu janë vendosur në lëvizje gjithë agjentët sekretë të policisë, të cilët janë në çdo fshat.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?