Gramoz Ruçi i jep një dorë Rudina Hajdarit
Rregullorja e parlamentit e ka të shprehur qartë se nëse një deputet largohet nga grupi parlamentar, ai nuk mund t’i bashkohet një grupi tjetër apo të krijojë grup të ri pa kaluar gjashtë muaj nga data e largimit (Neni 15 pika dy e rregullores së kuvendit). Ndaj as Rudina Hajdari nuk mund të bëhej kryetare e grupit dhe as Myslim Murrizi nuk kishte mundësi të bëhej anëtar i tij. Ata duhet ta kalonin përmes filtrit gjashtë mujor, por Gramoz Ruçi iu hapi udhën, duke shkelur Rregulloren për llogari të Kryeministrit Rama që synon përçarjen e demokratëve dhe të LSI.
Nëse disa të huajë thonë se mbështesin futjen e deputetëve të rinjë në parlament nga listat, dhe mund të kenë të drejtë ligjërisht, ata duhet me të njëjtin standart të flasin se pse shkelet Rregullorja (Ligji i Kuvendit) duke krijuar grupe parlamentare artificiale.
Nuk mund të ketë qëndrim me dy standarte! Ndryshe nuk je i besuar ose për fat të keq i blerë…
KOHA JONË SONDAZH

