Gratë mbështetëse të Berishës mbërrijnë në selinë blu: Basha na ka vënë drynin

PGratë mbështetëse të Sali Berishës dhe Komisionit të Rithemelimit kanë shkuar sot në selinë e PD-së, ndërsa dyert i kanë gjetur të mbyllura. Përfaqësueset nga Forumi i Gruas në PD, i kanë rënë derës, ndërsa nuk kanë marrë asnjë përgjigje.

Ne jemi Forumi i Gruas, kryetaret e Degëve të Tiranës, që kishim një takim pune në seli, por dyert na janë mbyllur. Ne kemi 30 vjet që hyjmë në seli.

Na ndodh kjo sot, që nuk na ka ndodhur as në vitin 97 kur PD u rrënua. Na vjen keq që Lulzim Basha na ka vënë drynin”- u shpreh një prej kryetareve të degëve të Forumit të Degëve.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?