Grida Duma del live nga selia e PD: Jemi të traumatizuar!

Grida Duma ka dalë në një video live dhe në lot nga Selia e PD. Ajo tha se dje bënin protesta kundër Ramës, ndërsa sot hedhin gaz lotsjellës ndaj njëri-tjetrit.

Kjo është PD sot, moment i rëndë, jo vetëm për gazin dhunën, zonjat që ishin brenda. Unë nuk besoj te dhuna, te saldimi i portave, heqja e vidave, por besoj se duhet të ketë një ndërgjegje të madhe me këtë lidership i cili i vjetër, shumë i vjetër. U thoja hajdeni futuni normal. Ata që janë zgjedhur nga populli duhet të gjenin mënyrën të diskutonin qetësisht. Nuk besohej që dhuna, sharjet, fyerjet të ndodhnin mes demokratëve. Që mund të ndodhte e imagjinoja, por nuk mund të imagjinohet më që Shqipëria të kthehet në këtë situatë. Është fatkeqësi për ne që kemi bërë protesta kundër Edi Ramës sot të bëjmë protesta me gaz lotsjellës kundër njëri-tjetrit. Distancohem nga dhuna është pak të thuash, duhet të dënohet dhuna. Distancohem nga dhuna e Sali Berishës, është e rëndë ta shohësh në shkallët e PD-së të thotë që nuk ka dhunë kur janë të gjithë të traumatizuar”,- tha Duma.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?