FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Gruevski: Dua 63 deputetë, ose Kryeministri do të jetë shqiptar

Lideri i VMRO-DPMNE, Nikolla Gruevski, mbrëmë nga Manastiri kërkoi 63 deputetë, që t’i rezistojë presioneve nga partitë shqiptare.

Jo pa qëllim, Gruevski ka bërë një deklaratë të tillë pikërisht nga Manastiri, nga vendi i zhvillimeve historike për fatet e kombit shqiptar.

“Më 11 dhjetor çdokush që dëshiron të përfundojë kjo krizë dhe dëshiron qeveri stabie, duhet të dal dhe t’i jap mbështetje koalicionit tonë me fitoren e 63 deputetëve. Ka edhe një arsye tjetër, dhe kjo është se BDI thotë se nëse VMRO nuk ka deputetët e mjaftueshëm, atëherë për tu krijuar qeveria kusht do të jetë që propozimi për kryeministër të jetë nga BDI dhe PDSH. Andaj shumë nuk duan që VMRO të fitojë 63 deputetë, por megjithatë është e nevojshme votimi masovik për fitoren e VMRO-DPMNE”, theksoi Gruevski.

Swiss Digital Desktop Reklama

Është strategji tipike e Nikolla Gruesvkit që t’i japë tone të mirëfillta nacionaliste situatës politike sa herë ka zgjedhje në Maqedoni, apo koalicioni tij qeverisës është në rrezik. Edhe kjo deklaratë është e kësaj natyre. (INA)

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?