Grupi i PS/Gjylameti tërheq firmën për lojrat e fatit. Erjon Braçe ankohet për LSI
Deputetët i janë ankuar kryetarit të partisë dhe kreut të grupit parlamentar për sjelljen e LSI-së, manipulim firmash tek ligji i lojërave të fatit dhe situatën kaotike me tregtimin e gazit natyror.
Fillimisht ka qenë deputetja Blerina Gjylameti ajo e cila i ka kërkuar grupet të prononcohet lidhur me keqpërdorimin e firmës së saj tek kërkesa për të shtyrë me dy vjet zhvendosjen e kazinove jashtë qytetit.
Sipas saj, firma në amendamentin e depozituar në kuvend nuk është vendosur për një përmbajtje të tillë të ligjit, pasi ajo është kundër lojërave të fatit. Për këtë arsye do t’i dërgojë shkresë Kuvendit për tu tërhequr nga kjo nismë.
Nga tjetër ka marrë garancinë nga grupi se kjo temë do të diskutohet sapo t’i vijë koha. Por Më pas ka qenë ministri Damian Gjiknuri, ai i cili ka shprehur shqetësimin për situatën kaotike të tregtimit të gazit në Shqipëri, ku si pasojë e një bombole u plagosën së fundmi dhe dy të moshuar në Durrës.
Sipas tij duhet të nisin të zbatohen masat e rrepta që parashikohen ne ligjin për tregtimin e gazit, të miratuara pak kohë më parë në kuvend, për të shmangur të tjerë viktima. Por megjithatë në grup është vendosur që këto masa të mos aplikohen në dimër, pasi qytetarët rrezikojnë jetën nga të ftohtit.
Ne mbledhje deputetët Brace e Çuko janë ankuar dhe për sjelljen e drejtorëve rajonalë të bujqësisë të cilët vaksinat për dermatozën nodulare i shpërndajnë vetëm tek fermerët e LSI-së. Ata ajanë ankuar dhe për sjelljen e mjekëve të komisionit të kempit, të cilët i sjellin shumë probleme qytetarëve.
Për këtë çështje ka pasur dhe zëra më drastikë të cilët kërkonin arrestimin e disa prej ëtyre mjekëve për t’u bërë shembull për të tjerët.
[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=4oX8JkAyVVU&feature=em-uploademail” width=”560″ height=”315″]
KOHA JONË SONDAZH

