FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Halim Kosova i përgjigjet akuzave të Edi Ramës

 

Halim Kosova, kandidati i Partisë Demokratike për Bashkinë e Tiranës, i është përgjigjur akuzave të kryeministrit Edi Rama se është shumë i lodhur.

“Nuk e kam dëgjuar Edi Ramën, por di që Rama ka gjithmonë e ka vlerësuar punën dhe personin tim. Unë i kam hyrë kësaj gare i vendosur dhe nuk merrem me çfarë thotë njëri apo tjetri.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kur të jem në Bashkinë e Tiranës do ia shtrij dorën e bashkëpunimit kujtdo sepse më interesojnë qytetarët,” tha Kosova.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kandidati demokrat e kishte një thirrje edhe për ata që po largohen jashtë vendit.

“U bëj thirrje atyre që po përgatisin valixhet që të ikin, që t’i hapin dhe të varin rrobat në varëse. Jam i vendosur që së bashku të rikthejmë shpresën,” tha Kosova.

Gjatë një interviste televizive, kryeministri Edi Rama u shpreh kështu për Kosovën: “Ky doktori tjetër është burrë i mire, por shumë i lodhur. Kështu që, nuk besoj se Tiranës i duhet një njeri që sado i mirë qoftë, në këtë fazë mund të drejtojë një azil pleqsh, por jo kryeqytetin”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?