FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Halim Kosova takon artistët. Do mbështesim artin, lajm i hidhur humbja e Met Begës

Pas takimit që zhvilloi me kolegët mjekë një ditë më parë, kandidati i PD-së për Bashkinë e Tiranës, Halim Kosova  pasditen e sotme është takuar me një grup artistësh,të cilëve u ka premtuar mbështetje më të madhe për artin dhe për lehtësirat që mund të krijojnë institucionet, si  Bashkia e Tiranës

Gjatë fjalës së tij, Kosova deklaroi se do mbështesë artin dhe artistët nëse do zgjidhet në krye të Bashkisë së Tiranës, ndërsa e quajti një lajm të hidhur ndarjen nga jeta të aktorit te humorit Met Bega.

Kësaj kënaqësie që pata sot në fund iu bashku një lajm i hidhur, që shumë i nderuari Met Bega ka humbur jetën. I shpreh familjes ngushëllimet e mia, e kam pasur mik, ngushëlloj familjen dhe gjithë artistët për humbjen e madhe. Për Metin dhe gjithë artistët që kanë dhënë shumë për artin, le ta përkthejmë këtë në një mobilizim më shumë edhe për të ardhmen. Ne këtu do jemi deri në intensifikimin e fushatës”,- u shpreh ai.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërsa aktorja Ema Andrea shprehu vlerësim për figurën e Kosovës, ndërsa tha se e kanë njohur atë me problemet që ka arti sot.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Ju falënderoj që na konsideruat, që na dëgjohet fjala, që çfarë paraqitëm të realizohet. Takimi ishte i sinqertë pa premtime boshe, folëm për problemet tona se si kultura dhe arti të jenë më produktive. Problemi i centralizimit, arti në periferi mundësinë e të qenit autonom. Kërkuam të na krijohet lehtësi”,- tha ajo

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?