Hamdi Jupe: Nuk do ishte fatkeqësi nëse Rama të largohej si kryeministër

Hamdi Jupe, një nga themeluesit e PS, gazetar i “Zerit të Popullit”, ish-deputet i PS, për gazetarin Roland Qafoku, në emisionin “Debat inë Channel One”deklaron se është koha që Edi Rama të mendojë largimin jo vetëm nga qeveria, por edhe nga PS.

Zoti Jupe si e analizon situatën që po kalon politika shqiptare?
Është një situatë interesnate. Nuk është e rëndë, nuk është e jashtëzakohshme. Opozita ka lënë mandatet dhe është duke protestuar. Ndërkohë parlamenti funksionon. Ka një kaos në kampin e opozitës por ka edhe zhvillime interesante në qeverisje.

Si e vlerësoni Edi Ramën si kryeminisëtr? Zoti Jupe a je i kënaqur me këto 6 vite qeverisje të PS?
Nuk jam i kënaqur. Në analizën time qeverisja meriton notën 7 me hatër. Kam qenë edhe mësues dhe e di vlerën e notës.
Nuk është notë dhe aq e keqe.
Unë jam socialist dhe po e mbaj me hatër. Nota është diku 6 e gjysmë po unë po i vendos 7.

Swiss Digital Desktop Reklama

Si po e menaxhon Rama dhe maxhorana krizën politike?
Fjala krizë duhet përdorur me kujdes. Për mua nuk kakrizë politike. Ka krizë parlamentare, qeveritare, institucionale dhe ka krizë shoqërore. Ne kemi një krizë shoqërore sepse ne nuk mund të flasim për krizë parlanetare. Parlamenti ka 101 deputetë sot dhe mund të marrë të gjitha vendimet e mundshme.

Swiss Digital Mobile Reklama

A e ka moralin ky parlament?
Çdogjë e ligjshme është e moralshme. Ata janë të zgjedhur sipas kushtetutës. Nuk i ka kontestuar kush nga ana ligjore. Teoritë se ata janë fasadë janë kot. Ata janë deputetë të opozitës.

Si po qeveris Partia Socialiste dhe si ka qenë kjo qeverisje në këto 6 vjet? Cilët janë punët e mira dhe punët e këqia që ka bërë kjo qeveri?

Nuk poqeveris partia por qeveria. Nga Partia Socialiste me 100 mijë vetë janë 6 apo 7 mijë vetë të përfaqësuar. Nuk dua të ngatërroj partinë me qeverinë. Nga sondazhi i IPR Marketing në Ora News për partinë votojnë 44 për qind, për qeverinë 29 për qind e shqiptarëve. Unë në përgjithësi nuk jam i kënaqur nga kjo qeveri në këto 6 vjet. Pritshmëritë janë më të mëdha. Unë jam socialist dhe vota ime është e deklaruar.

Punët e mira janë: Reforma në drejtësi, përpjekja për të ruajtur treguesit makro-ekonomikë, përpjekjet për zhvillim në disa sektorë jetikë, përpjekja për të rritur burimet energjitike, puna e mirë për marrëdhëniet rajonale dhe e fundit unë nuk di që qeveria të ketë vrarë dikë. Me këtë të fundit dua të kujtoj se qeveria paraardhëse vrau në Gërdec dhe në 21 janar. Këto janë punët e mira. Punët e këqia janë: Rendi publik lë shumë për të dëshiruar, qeveria Rama ka bërë shumë propagandë, qeveria nuk ka mundur t’i bindë shqipatrët që jeta është e mirë edhe në Shqipëri dhe 63 për qind kanë dëshirë të ikin, qeveria nuk ka krijuar klimë pozitive. Një tjetër anë negative e qeverisjes është se qeveria nuk ka punuar mirë me fshatin. Fshati jep 20 për qind të Prodhimit të Brerndshëm bruto dhe ne fshat jetojnë 45 për qind e popullsisë. Ti nuk mund ta lësh fshatin në këtë gjendje kur fermerët derdhin qumështin në rrugë dhe del ministri dhe thotë u japin 100 lekë. Përse nuk e bëre në gjashtë vjet. Një tjetër anë negative, qeveria është poshtë vlerësimit që ka partia.

Zoti Jupe, ka një rëndësi ky moment për ta analizuar sepse Edi Rama mbush 14 vjet në krye të PS po aq sa e ka drejtuar këtë parti edhe Fatos Nano. Si është PS-ja nën drejtimin e Ramës në krahasim me PS-në që drejtoi Fatos Nano?

Janë periudha të ndryshme dhe dallojnë nga njëra-tjetra. Kam qenë që në momentin kur Nano u zgjodh kryetar dhe mezi u bë kryetar i PS. Pastaj Fatos Nano bëri 4 vjet burg. Pasi doli nga burgu, u bë kryeministër, dha dorëheqjen. Pastaj Fatos Nano dha dorëheqjen nga kryetar i PS. Nuk e quajmë dorëheqjen s ikryeministër në 1991 sepse ashtu ishte ajo situatë. Garoi përsëri për kryetar partiedhe fitoi me 26 vota ndaj Majkos në një kongres tepër të zjarrrtë dhe të tensionuar. Kam qenë atje brenda ku numërohej Nano-Majko, Nano-Majko. Ishin 500 votues që votuan se kush do ishte kryetar.  Delegati kishte mandatat nga konferenca e partisë së rrethit. Unë kam qenë i deleguar në disa konferenca dhe mbaj mend se çfarë lufte bëhej nga mbështetësit e Majkos dhe nga ata të Nanos. Bëhej votim i rregullt në të gjitha konferencat.

Në një shkrim nëgazetën “Panorama” keni analizuar funksionimin e PS. Keni marrë për ilustrim një zonjë të nderuar si Arta Dade sipas të cilës nuk është faji i saj që Rama qeveris keq. Pyetja ime është në PS ka edhe socialistë të vjetër të kohës suaj, përse nuk i kërkon te ata ndryshimet që prisni? Fjala vjen te Gramoz Ruçi, Pandeli Majko, Erion Braçe që janë pjesë e vendimarrjes në PS.

Së pari Gramozin kam vite qënuk e kam takuar. Që të kuptosh lidhjen time me PS aktuale mjafton të them se kam qenë deputet, gazetar i “ZP”, 15 vjet anëtar i Asamblesë, jam anëtarë prej 29 vjetësh që në themelim, por kur më vjen një ftesës hkruhet: Hamdi Jupe, Vlorë. Çfarë ironie!

Sa kohë ke pa takuar Gramoz Ruçin?
4 vjet.

Po Edi Ramën?
Për herë të fundit e kam takuar kur fitoi zgjedhjet në 2013.

Po ju nuk i diskutoni këto pakënaqësi me njëri-tjetrin?
Kam gazetën unë ku i shkruaj ato qëmendoj.

Lëre gazetën zoti Jupe sepse kryeministri Rama thotë se nuk lexon gazeta.
Edhe Mao Ce Duni kështu thoshte nuk lexoj gazeta. Kur unë kritoj Ramën nëgazetë më shumë e lexojnë demokratët se sa qeveria.

Çfarë do të dojë ti jepje këshillë kryeministrit Rama për të ndryshuar disa gjëra? Ai nuk para dëgjon këshilla, por ja po e marrim të mirëqenë që Rama po të dëgjon.

Ai është shumë i vjetër për të ndryshuar.

Po pak më vjetër se ty zoti Jupe?
Po është e vërtetë. Por edhe unë nuk ndryshoj.

A duhet të japë dorëheqjen Edi Rama nga detyra e kryeministrit siç e kërkon opozita?
Nuk do ishte fatkeqësi e madhe.

Ti jep tezën që kryeministër duhet një socialist tjetër?

Pse jo? PS në 8 vjet ndryshoi 6 kryeministra.

Cili mund të jetë kryemnistër pasardhës i Ramës? A mund të na thuash ndonjë emër?
Sa të duash. Kur të ikë Edi Rama do të jap mendimin se cili socialist duhet të bëhet kryeministër.

A duhet që kryetari i kuvendit Gramoz Ruçi duhet të ndikojë të bëhend isandryshime në qeverisjen e PS?
Po ai ndikon. Jam i bindur që Gramozi ndikon. Janë të padukshme ndikimet e tij por jam i bindur.

Cili është mendimi juaj për numrin dy të PS Taulant Ballën?
Njeri i mirë, njeri i përgatitrur. Mendoj se është me të ardhme në PS.

E keni fjalën për kryetar i PS?
Po mund të bëhet. Nëse Edi Rama do jepte dorëheqjen nga kryear i PS, unë do të propozoja Taulant Ballën dhe Erion Veliajn për kryetar.

Zoti Jupe ke dhënë një lajm të madh. Si e velërsoni ju Erion Veliajn si kryetar bashkie?
Ka punuar mirë.

A jeni dakord me një pjesë të opinionit që mendon se Veliaj ka punuar si kryebashkiak më mirë se Edi Rama?
Po është e vërtetë. Veliaj ka punuar më mirë se Edi Rama në detyrën e kryetarit të bashkisë. Por kanevojë akoma edhe të edukohet.

Pse çfarë gabimi ka bërë?
Ka dalë te sheshi “Nënë Tereza” përpara 5 mijëvetëve dhe ka lexuar emrat e 100 kandidatëve për këshillin bashkiak dhe tha që janë kandidtatë. Ku e gjeti këtë drejtë. Këta i cakton partia jo Veliaj. Ata votohen. Statuti votohet sipas parimit 1 anëtar 1 votë. Veliaj duhet të votonte.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?