Hapet tregu i gjelave të detit në Baldushk, Veliaj: Blije këtu dhe ndihmo një familje të zonës

Teksa po afrojnë festat e fundvitit, në Baldushk u hap sot, për të gjashtin vit radhazi, tregu tradicional i gjelave të detit.

Këtë vit, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, tha se në treg do të shiten 45 mijë shpendë të zonës.

Veliaj ftoi të gjithë qytetarët e Tiranës e jo vetëm, që ta blejnë gjelin atje dhe të kontribuojnë për ekonominë lokale, pasi në këtë mënyrë ndihmojnë fermerët që i përkushtohen rritjes së tyre.

Nuk ka asnjë dyshim se gjeli i Baldushkut është më i miri, më organiku, më i shëndetshmi. Është i pazëvendësueshëm në tavolinat e Vitit të Ri. Ka shumë njerëz që pyesin: “Si mund të ndihmoj”, të cilëve u them: mund të blesh një gjel këtu sepse kështu ndihmon ekonominë lokale. Kemi një Tiranë urbane me financa dhe para, që është pjesa më vitale e qytetit, por kur vjen puna te gjenerimi i ekonomisë, Tirana është e rrethuar me një super kurorë rurale, ku prodhohet mishi i gjelit, djathë, kos dhe gjalpë, ku prodhohet vaji i ullirit, vera dhe rakia më e mirë. Qytetet e tjera e kanë zili një kombinim të tillë, ku hapësira urbane të jetë e rrethuar me gjithë këtë pajë dhe pasuri të jashtëzakonshme të fshatit dhe fermës”, u shpreh Veliaj.

Ai vuri në pah një karakteristikë që banorët e ruajnë me fanatizëm në mirërritjen e gjelave, siç është ajo e mos përdorimit të elementëve të dëmshëm në ushqimin e tyre, por vetëm me produkte bio.

SHKARKO APP