FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Hapja e negociatave dhe 100-vjetori i lidhjes Shqipëri-SHBA festohen sot me koncert në sheshin Skënderbej

Dy ngjarje historike, hapja e negociatave me BE-në dhe 100 vjet miqësi me SHBA-të, janë arsyeja për të festuar sot në sheshin Skënderbej.

Një koncert me artistët më të mirë shqiptarë dhe një spektakël fishekzjarrësh që do dhurojnë padiskutim një atmosferë festive në shesh është ftesa për çdo qytetar që të vijë sot në orën 19:00.

Në skenën e dizajnuar bukur me yjet e flamurit europian, do të ngjiten zërat më të dashur të muzikës shqiptare: Flori Mumajesi, Alban Skënderaj, Anxhela Peristeri, Elton Deda, Soni Malaj, Ylli Limani, Fifi, Eneida Tarifa, Ronela Hajati dhe Xhensila Myrtezaj të cilët do elektrizojnë mbrëmjen e sotme Sheshin Skënderbej.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?