Hapja e negociatave, Meta: Janë të gjitha mundësitë, por duhet bashkëpunim

Nga qyteti i Gjirokastrës, kreu i shtetit Ilir Meta ka folur për hapjen e negociatave me Bashkimin Europian. Ai u shprej optimist, ndërsa bëri apel për bashkëpunim në mënyrë që në qershor të kemi një vendim pozitiv nga Këshilli Europian.

Besoj se janë të gjitha mundësitë deri në qershor duke u përqendruar të gjithë në ato kërkesat, të cilat dihen se kanë të bëjnë me përparësitë kyçe të këtij procesi. Duke bashkëpunuar të gjithë, jam i bindur se është tërësisht e mundshme që rekomandimi pozitiv i Komisionit Evropian të shoqërohet nga një vendim pozitiv i Këshillit të vendeve anëtare”– theksoi Presidenti Ilir Meta.

I pyetur si i konsideron lëvizjet e fundit në Prokurori, Meta nuk preferot të përgjigjej.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Nuk kam asnjë koment përveç sezonit turistik, i cili ka filluar shumë mbarë si në Skrapar, Përmet, edhe sot në Gjirokastër” – deklaroi Kreu i Shtetit.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?