Hapja e PD, Salianji: Thirrja e Bashës, garanci për ndryshimin e Shqipërisë
Sekretari për Aksionin Qytetar në PD, Ervin Salianji, duke vlerësuar vendimin e kryedemokratit Basha për hapjen e partisë, thekson se ajo ësht thirrje ndaj njerezve me përvojë, me kredenciale të larta, personalitete, profesionistë të gjitha fushave, që jo vetëm përmirëson PD sot, por jep premisa te sigurta per te ndryshuar Shqiperine neser.
Deklarata e Salianjit
Partia Demokratike ka qene dhe eshte e hapur ne çdo dite te ekzistences se saj per anetare te rinj, per aktiviste apo per qyetare qe duan ti bashkohen asaj jo vetem per shkak te kontributit qe kjo force ka dhene ne ngjarjet me te rendesishme historike ne kete vend, por per ta pare si te vetmen parti me mendesi demokratike ku anetari ka mundesi te impaktoje ne shoqeri me idete dhe aktivizmin e tij duke i sherbyer Shqiperise, qytetareve te tjere dhe komunitetit ku ben pjese.
Me perfshirjen ne PD nuk kerkohet asgjesimi i tyre intelektual dhe vleror por shtimi i kapaciteteve te PD si parti e qytetareve dhe vlerave, si parti e njerezve te lire. Kjo fashe do i jape vlere te shtuar Partise Demokratike dhe e zgjeron kapacitetin e saj. Perfshirja e tyre padyshim qe permireson PD sot dhe jep premisa te sigurta per te ndryshuar Shqiperine neser.
Une e shoh kete edhe si nje thirrje te drejtperdrejte qe Basha iu ben strukturave te Partise Demokratike qe jo vetem ti pranojne dhe mirepresin keto kapacitete por te shkohet me tej, ti identifikoje, ti ftojne dhe ti perfshijne si pjese te qenesishme te saj!
Eshte edhe nje proçes qe rivitalizon, rienergjizon dhe fut ne efiçense edhe gjithe kapacitetet qe sot jane aty por nuk jane ne funksionim te plote apo ndihen te menjanuar.
KOHA JONË SONDAZH

