Hekurudha, PD kërkesë Kuvendit: Valentina Leskaj t’i hiqet mandati

 

PD do të depozitojë në Kuvend kërkesën për mbarimin e mandatit të deputetes socialiste Valentina Leskaj.

Sekretari i përgjithshëm i PD-së, Arben Ristani, tha sot se nënkryetarja e Kuvendit është në papajtueshmëri me ligjin që në momentin kur nisi nga puna hekurudha “Leskaj”, siç e quajti ai koncesionin e fituar nga djali i deputetes.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Ekskluziviteti që Edi Rama i dha djalit të nënkryetares së Kuvendit nuk është vetëm një korrupsion i pastër po dhe shkelje e rëndë e ligjit. Neni 24 i këtij ligji parashikon se personat e lidhur me deputetin nuk mund të lidhë kontratë me asnjë institucion publike. E zezë mbi të bardhë. Ndalimet dhe kufizimet për zyrtarin zbatohen dhe për personat e lidhur me të që sipas ligjit përfshihet dhe fëmija në moshë madhore”, tha Ristani.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ristani ka akuzuar deputeten e majtë, Leskaj, se është në shkelje të ligjit, dhe Kushtetutës. “Nga dita që hekurudha Leskaj ka nisur punën, Valentina Leskaj është në shkelje të ligjit, në papajtueshmëri me ligjin, çdo ditë që mban mandatin çdo ditë që paraqitet në Kuvend. Ajo është në shkelje të Kushtetutës. PD do të paraqesë sot në Kuvend kërkesën për mbarimin e mandatit të Leskajt, dhe nuk do të lejojë shkelje të ligjit dhe do të çojë deri në fund këtë çështje”, – deklaroi Ristani.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?