FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Helikopterë “Black Hawk” për Forcën Ajrore, Xhaçka finalizon marrëveshjen me qeverinë amerikane

Forca Ajrore shqiptare do të modernizohet falë mbështetjes së Departamentit Amerikan të Mbrojtjes. Gjatë qëndrimit në SHBA, ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka vizitoi Gardën Kombëtare të Nju Xhersit në Bazën e Përbashkët McGuire-Dix-Lakehurst, ku u prit nga komandanti i saj, gjeneral brigade Jemal J. Beale.

Gjatë kësaj vizite u finalizua marrëveshja dypalëshe mes Departamentit Amerikan të Mbrojtjes dhe Ministrisë së Mbrojtjes së Shqipërisë për marrjen e disa helikopterëve të tipit “Black Hawk”. Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka e vlerësoi këtë si një ndihmë të jashtëzakonshme që i jepet Shqipërisë.

“Mbështetja që Shtetet e Bashkuara i kanë dhënë Shqipërisë përmes paketës të suportit, jo vetëm modernizon kapacitetet tona, por rrit edhe gatishmërinë dhe operacionalitetin e Forcës tonë Ajrore”, u shpreh ministrja Xhaçka.

Swiss Digital Desktop Reklama

Këtë verë, pilotët dhe teknikët e Forcës Ajrore shqiptare do të nisin trajnimin e për përdorimin e helikopterëve “Black Hawk” në Gardën Kombëtare të Nju Xhersit, e cila do të kujdeset gjithashtu edhe për mirëmbajtjen e këtyre mjeteve fluturuese.

Swiss Digital Mobile Reklama

Fillimisht do jenë 3 helikopterë (Black Hawk ka disa tipologji helikopteresh). Do kenë përdorim operacional. Janë dhurate e qeverisë së SHBA për kontributin e dhënë nga Shqipëria.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?