Hetimi ndaj Ilir Metës. SPAK u nis kërkesë bankave e tatimeve për llogaritë e LSI-së

Prokuroria e Posaçme, SPAK, u ka nisur kërkesa bankave dhe tatimeve në funksion të hetimeve të hapura ndaj ish-Presidentit Ilir Meta, pas kallëzimit të kryer nga Halit Valteri ndaj Metës, Monika Kryemadhit, Vangjel Tavo dhe Iraklis Fidetzis.

Top Channel bën me dije se SPAK po kërkon llogaritë nga bankat ndaj subjekteve të lartpërmendura, për të kuptuar transaksionet, sipas të cilit vetëm pasi të mblidhet dokumentacioni përkatës do të vendoset për veprimet e tjera proceduriale si letërporositë drejt USA apo dhe thërritja e të kallëzuarve për t’u pyetur.

SPAK u ka kërkuar bankave të dhëna për llogarit bankare të LSI dhe transaksionet e kryera drejt zyrave të lobimit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Hetimet për ish-presidentin Ilir Meta tashmë kryetar i Partisë së Lirisë nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, janë bërë me dije ditën e djeshme, përmes një kërkese që kreu i SPAK Arben Kraja, i drejtoi KQZ-së.

Swiss Digital Mobile Reklama

Për nevojat e këtij procedimi penal kërkojmë kopje të formularit të vetëdeklarimit në zbatim të ligjit nr 138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen e emërohen ose ushtrojnë funksione publike” të dorëzuar nga ish-Deputeti i Kuvendit të Republikës së Shqipërisë” Z. Ilir Metaj-Meta”, thuhej në kërkesë.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?