FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Historiani zviceran: Edi Rama, ndër sunduesit autoritarë të Ballkanit Perëndimor

Historiani dhe politologu zviceran Jens Schmitt e konsideron publikisht Edi Ramën si një demagog, që u shtiret europianëve si figurë e ndriçuar, ndërsa në Shqipëri qeveris me dorë të fortë.

Kështu deklaron ai në një artikull me titull ‘Nën presion’ të botuar në gazetën gjermane ‘Frankfurter Allgemeine Zeitung’, për sundimtarët autoritarë në Ballkan dhe kontrollin antidemokratik të mediave.

Referuar medias gjermane, thuhet se televizioni shtetëror nuk është në qendër të revoltës, por edhe aty gjendja nuk paraqitet aspak e mirë.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Ndër sunduesit autoritarë të Ballkanit Perëndimor, Edi Rama ia ka dalë më së miri deri tani t’ia paraqesë “fshatrat e Potjemkinit” publikut perëndimor. Ai prezantohet si artist alternativ që qeveris part-time një shtet ballkanik”, thotë historiani i Europës Juglindore me bazë në Vjenë, Schmitt.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ai shton po ashtu se “brenda vendit deri në protestat e studentëve Edi Rama kishte “mbytur” çdo kundërshtim me dorë të fortë e me kontroll të plotë të mediave”.

Oliver Jens Schmitt është profesor i Historisë së Europës Juglindore në Universitetin e Vjenës që nga viti 2005. Po ashtu, është anëtar i Akademisë Austriake të Shkencave dhe një ndër albanologët më të rëndësishëm sot.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?