Holanda rikthen vizat, Berisha: Ndëshkim i rëndë për Shqipërinë
Lajmi se Holanda rikthen vizat për shqiptarët, për Sali Berishën është një ndëshkim i rëndë për vendin dhe vë në rrezik çeljen e negociatave të anëtarësimit me BE-në. Për ish-kryeministrin, me këtë vendim, Shqipëria bëhet vendi i parë për të cilin votohet nga një vend anëtar i BE-së rikthimi i vizave për qytetarët e saj. ”Rritja e madhe e kriminalitetit me origjinë shqiptare dhe numrit të azilkërkuesve detyruan në vitin 2017 agjenesitë ligjzbatuese të Mbretërisë së Hollandës t’u kërkojnë autoriteteve të tyre vendimmarrëse rikthimin e vizave për shqiptarët”,-shkruan më tej Berisha.
Postimi i plotë
Një ndëshkim i rëndë për Shqipërinë! Parlamenti i Mbretërisë së Hollandës, voton rikthimin e vizave për shqiptarët. Të dashur miq, nga Edvin Kristaq Krimi, narkoqeveria dhe narkoshteti i tij, shqiptarët jo që nuk do të hapin negociatat me BE por rrezikon shumë seriozisht të humbasin një ndër arritjet më të mëdha të jetës së tyre, lëvizjen e lirë në Europë, Hapësirën e Shengenit.
Dje parlamenti i Mbreterise se Hollandes me kerkesë të tre grupeve parlamentare konkretisht të Partisë Kristian Demokrate, Partisë Socialiste dhe Partia e Lirisë, votoi dhe miratoi me shumice votash propozimin e ketyre grupeve per rivendosjen e vizave per shtetasit shqiptar per shkak te kriminalitetit agresiv dhe ne rritje si dhe emigracionit ilegal.
Keshtu Shqiperia e narkoshtetit te Edvin Kristaq Krimit behet vendi i pare per te cilin votohet nga nje vend anetar i BE rikthimi i vizave per qytetaret e saj. Po rikujtoj ketu se ne viti 2010 qeveria e Mbreterise se Hollandes ka qene mbeshtetes kryesore i yni per heqjen e vizave. Rritja e madhe e kriminalitetit me origjine shqiptare dhe numrit te azilkerkuesve detyruan ne vitin 2017 agjenesite ligjzbatuese te Mbreterise se Hollandes t’u kerkojne autoriteteve te tyre vendimarrese rikthimin e vizave per shqiptaret. Rendimi i metejshem i ketyre problemeve sollen ne votimin e djeshem qe perben ne rast zbatimi nje ndeshkim tejet te hidhur per shqiptaret.
KOHA JONË SONDAZH

