Holanda rikthen vizat, Vasili: Sukses i zi, Rama përzuri 1 milion shqiptarë
Lajmi se Holanda rikthen vizat për shqiptarët, për Petrit Vasilin është një sukses i zi i qeverisë ”Rama 2”, Ish-kreu i grupit parlamentar i LSI-së, përmes një postimi në facebook, shkruan se sot doli ajo që Rama e tha në 2010. ”Një sukses të zi ky kryeministër e ka arritur. Ate që nuk ndodhi në 2010 e realizoi ky nga 2013 e këndej, duke përzënë 1 milion shqiptarë nga Shqipëria dhe duke bërë që europianët të kërkojnë rikthimin e vizave. Më mirë të ruajmë heqjen e vizave për shqiptarët dhe ti vëmë vizën këtij kryeministri”,-shkruan Vasili.
Postimi i plotë
Na rroftë kryeministri se vizat po na lënë. Holanda kërkon në parlament rikthimin e vizave për shqiptarët.
Të keqe më të madhe se kaq rilindja nuk mund tu bënte shqiptarëve. Heqja e vizave në vitin 2010, i dha fund poshtërimit të shqiptarëve në dyert e ambasadave, i dha fund mafies së vizave si dhe i dha fund izolimit të tyre. I vetmi, që thoshte se 1 milion shqiptarë do të ikin sapo të hiqen vizat është pikerisht ky që është sot kryeministër.
Nje sukses te zi ky kryeminister e ka arritur. Ate qe nuk ndodhi ne 2010 e realizoi ky nga 2013 e kendej duke perzene 1 milion shqiptare nga Shqiperia dhe duke bere qe europianet te kerkojne rikthimin e vizave. Me mire re ruajme heqjen e vizave per shqiptaret dhe ti veme vizen ketij kryeministri.
KOHA JONË SONDAZH

