Holanda, Van de Weerd: Duhen përpjekje për të denoncuar korrupsionin në nivele të larta

Ambasadorja e Holandës në Tiranë, Dewi Van de Weerd deklaroi dje se “zgjedhjet e 2017-ës kanë një specifikë të rëndësishme për Shqipërinë, jo vetëm në lidhje me standardet ndërkombëtare, por edhe për shkak të një dimensioni të ri të brendshëm, siç është ai i ligjit të dekriminalizimit, i cili do të aplikohet për herë të parë”.

Gjatë një bashkëbisedimi me gazetarë, në tryezën e organizuar nga “Albania Institute of Science”, “Follow the money”, për financimin e subjekteve zgjedhore dhe korrupsionin zgjedhor, ambasadorja holandeze bëri thirrje për një punë më të madhe nga ana e gazetarëve dhe medias për të ndjekur e investiguar korrupsionin gjatë fushatave elektorale.

Duke folur për ligjin e dekriminalizimit, ambasadorja Van de Weerd tha: “Theksi i vërtetë i këtij ligji është, pa dyshim, kyç për vendin dhe të ardhmen e tij. Megjithatë është e rëndësishme që media të luajë rolin e saj si një instrument direkt për të garantuar transparencë të plotë, në vend që të ketë si qëllim të promovojë interesa private e politike. Duhen ende shumë përpjekje për të denoncuar korrupsionin në nivele të larta”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Duke iu referuar progres-raportit të KE-së, ambasadorja e Holandës u shpreh se, sipas tij, “progresi i mëtejshëm është i nevojshëm në ndërtimin e një rekordi solid investigimi e hetimi. Janë të nevojshme më shumë përpjekje, ndërkohë që korrupsioni mbetet ende në nivele të larta”. Sa i përket financimit të partive politike, ajo u shpreh se është e nevojshme të ketë ndryshime në Kodin Zgjedhor, por edhe ashtu siç është, ligji i detyron partitë të bëjnë publike financimet e tyre.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?