FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Humor i hidhur i Ylli Dylgjerit: Edhe unë do punoj natën si recepsionist!

Skandali i madh që ka dalë në media e në publik ku një 26 vjeçar fiton 18 milionë euro tender duke punuar si recepsionist ka sjellë një reagim ironik nga Ylli Dylgjeri.

Avdjol Dobi, 26-vjeçari shqiptar, përfaqësuesi ligjor i kompanisë “D Haberman”, e regjistruar në shtetin Dalaware, është “shembull çudibërës” se si falë përvojës së tij të vetme profesionale si recepsionist në një spital privat në Tiranë, ku gjatë dy viteve të fundit ka shërbyer si pritës e përcjellës i klientëve. Ky djalosh, në emrin e të cilit është ngarkuar tenderi multi-milionësh, “gdhihet” si fitues tenderi me 18 milionë eurosh.

Natyrisht dihet se ky emri është fasada e qeverisë për të vjedhur 18 milionë euro dhe për ti larguar drejt SHBA në një parajsë fiskale.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ylli Dylgjeri ka postuar një foto të tijin duke improvizuar sikur punon edhe ky si recepsionist si Avdjol Dobi, dhe pret 18 milionë euro!

Swiss Digital Mobile Reklama

Dylgjeri shkruan: Në darkë po punoj si Recepsionist!

Në foto: Ylli Dylgjeri duke kërkuar punë si recepsionist!

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?