I del pronari i godinës, gjykata nxjerr PD-në e Korçës në “rrugë”

 

Ndërtesa, e cila për 20 vite ka shërbyer si selia e Partisë Demokratike në Korçë, do t’ju kthehet pronarëve.

Prej disa vitesh ata kanë qenë në procese gjyqësore, dhe gjykata e Apelit së fundi vendosi t’iu kthehet pronarëve objekti në fjalë.

Swiss Digital Desktop Reklama

 Zhvendosja e zyrave të PD-së pas këtij vendimi konsiderohet çështje ditësh pasi pritet që përmbaruesit të ekzekutojnë vendimin e formës së prerë të Gjykatës së Apelit. 

Swiss Digital Mobile Reklama

Drejtuesit e PD-së Korçë, pas këtij vendimi ,  janë vënë në kërkim të ambienteve të reja, dhe synohet që selinë e re ta kenë në zonën e bulevardit “Republika”.

Sakaq, pronarët të cilët pretendojnë se zotërojnë ndërtesën ku është vendosur selia e PS-së së Korçës nuk e kanë pasur një fat të tillë sepse  nuk e kanë fituar gjyqin për pronësinë.

Kështu që socialistët e këtij qyteti janë më të qetë në punët e tyre.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?