“I druhet Ilir Meta një non-grata nga SHBA?”. Meta përgjigjet: Më bën të qesh!

Presidenti i Republikës Ilir Meta, ka komentuar shkarkimin e tij, si edhe rrezikut të ndonjë vendimi për shpallje non-grata nga SHBA.

Në një intervistë për TV1 Channel në Shkodër, Meta tha se nuk ka asnjë shqetësim apo peng nëse shkarkohet.

Ndërsa u pyet nëse i druhet shpalljes non-grata nga SHBA, Meta u shpreh se kjo është diçka që e bën për të qeshur.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pyetje: I druhet Ilir Meta shpalljes non-grata nga SHBA?

Swiss Digital Mobile Reklama

Meta: Më bën për të qeshur. Ilir Meta i druhet vetëm qëndrimit të shqiptarëve, unë kam qenë gjithmonë korrekt. Kam mbi 3 vite nën hetim nga komisione qesharake, pse kam mbrojtur interesin kombëtar, sovranitetin dhe integritetin e Shqipërise. Ndaj nuk merzitem pse jam i pari President qe çohet në Gjykatën Kushtetuese me akuzën per “Agjitacion-Propagande”. Më vjen për të qeshur qe gjykohem për çështje të karakterit letrar, për metaforat dhe epitetet që kam përdorur. Per 72 pyetjet që me ka bërë Gjykata Kushtetuese do të jap pergjigje para te gjithe qytetareve, me transparencë të plotë. E përseris që kam zero shqetesim për çështjen në Gjykatë,”- tha Meta.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?