FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Idrizi pro koalicioneve: Duhet një ekip i ri opozitar për të mundur Ramën. Mund të garojmë vetëm

Kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi e sheh me skepticizëm realizmin e votës së diasporës për zgjedhjet parlamentare të 2025. Për të dy partitë e mëdha, PS dhe PD i kanë pasur të gjitha mundësitë për të realizuar votën e emigrantëve.

“E shoh akoma me skepticizëm, po të duan e bëjnë dhe nesër. Deri më sot kemi një vendim të GJK që ka dy vite që ka dalë, po të donin dy partitë e mëdha e bënin. Ne jemi spektatorë. Në vendet që kanë emigracion të zhvilluar nuk voton ai Londër se kush do më qeverisë mua në Shqipëri. Nëse është një numër normal, 2%, 4% votohet në ambasadë. Ne kemi detyrim që ata të sjellin në Shqipëri problematikat e tyre”, tha Idrizi.

Koalicionet mes partive opozitare nuk janë kristalizuar ende dhe ka pikëpyetje se cilat do të jenë aleancat politike përballë Edi Ramës, por Idrizi nuk përjashtoi as mundësinë që të garojnë të vetëm në këto zgjedhje. Ai mbështet kthimin e koalicioneve të vjetra, por ende nuk është i qartë se krah kujt do të rreshtohet për zgjedhjet parlamentare 2025.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?